Kallas kërkon nga Komisioni opsione për ndalimin e produkteve nga vendbanimet në Bregun Perëndimor

Përfaqësuesja e BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se do t’i kërkojë sërish Komisionit Evropian të paraqesë një propozim për ndalimin efektiv të produkteve që vijnë nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor.

Sipas saj, situata në Gaza dhe Bregun Perëndimor mbetet “dramatike”, ndërsa shumë shtete anëtare kanë kërkuar masa konkrete tregtare ndaj këtyre produkteve. Kallas tha se do t’i përcjellë Komisionit kërkesën për të përgatitur opsione para Këshillit të ardhshëm të Punëve të Jashtme, përfshirë masa që synojnë ndalimin e importit të mallrave nga vendbanimet e paligjshme.

Ajo shtoi gjithashtu se duhet të shqyrtohen edhe rregullat mbi origjinën e produkteve.

Kjo nuk është hera e parë që Kallas e ngre këtë çështje, por deri tani nuk ka pasur veprime konkrete nga Komisioni Evropian. Ndërkohë, mes vendeve anëtare nuk ka unanimitet as për sanksionimin e ministrit izraelit të sigurisë, Itamar Ben-Gvir./reporteri

Read Previous

KFOR-i zhvendos kontejnerët në Bërnicë, përmirësohen kushtet për futbollistët e rinj

Read Next

“Sqarohet” arbitri për të cilin u kërkua të largohet nga Botërori