Widmer: Shaqiri ishte lojtari që i vendoste ndeshjet te Zvicra

Silvan Widmer ka vlerësuar lart rolin që kishte Xherdan Shaqiri te Zvicra. 

Mbrojtësi Widmer theksoi se Shaqiri ishte një lojtar i aftë të vendoste ndeshjet me cilësitë e tij individuale. 

Megjithatë, 33-vjeçari Widmer theksoi se Zvicra ka ende lojtarë që janë në gjendje të bëjnë diferencën në fushë. 

“Natyrisht që të mungojnë lojtarë të tillë. Por kështu është futbolli. Xherdani mund t’i vendoste ndeshjet i vetëm. Tani kemi të tjerë që mund të bëjnë diferencën”, ka thënë mbrojtësi i krahut, shkruan të premten “20Minuten”. 

Ylli i Baselit, Shaqiri, pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2024 njoftoi për pensionimin nga Përfaqësuesja e Zvicrës. Shaqiri është legjendë e “helvetikëve”. 

34-vjeçari shënoi 32 gola në 125 paraqitje për Zvicrën. /Koha.net/

Read Previous

Kanadaja, rregulla të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

Read Next

Sekuestrohen 225 monedha metalike të 2 euro, dyshohen se janë të falsifikuara