Gjermania zgjat edhe një vit praninë në KFOR

Bundestagu gjerman ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të misionit të KFOR-it edhe për një vit tjetër, duke riafirmuar angazhimin e Gjermanisë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se Gjermania, si një nga vendet themeluese dhe kontribuuese të KFOR-it, ka mbështetur misionin që nga themelimi i tij në vitin 1999, duke ofruar personel, ekspertizë dhe udhëheqje.

Sipas ambasadës, angazhimi gjerman për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit mbetet i palëkundur, ndërsa bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe paqësore. /KosovaPress/

Read Previous

Mbledhja e Qeverisë në detyrë, këto janë të gjitha vendimet që u morën

Read Next

Begaj: Haga s’mund ta ndryshojë të vërtetën e UÇK-së