Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave, gjatë vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 762,836 vizitorë, prej të cilëve 39.3% ishin vizitorë vendorë dhe 60.7% vizitorë ndërkombëtarë. Unioni i Turizmit në Kosovë tek njoftoi për të dhënat, i vlerësoi trend pozitiv të zhvillimit të sektorit të turizmit në vend.
Sipas njoftimit, numri i përgjithshëm i net-qëndrimeve arriti në 1,653,390, duke shënuar rritje të vazhdueshme krahasuar me vitin paraprak.
“Duke u bazuar në të dhënat e net-qëndrimeve dhe në një vlerësim mesatar prej 150 eurosh shpenzim për vizitor për çdo 24 orë qëndrimi në Kosovë, rezulton se gjatë vitit 2025 sektori i turizmit ka gjeneruar një ndikim ekonomik të vlerësuar prej rreth 248,008,500 euro”, thuhet në njoftimin e Unionit.
Unioni i Turizmit ka deklaruar se rritja e numrit të vizitorëve dhe e ndikimit ekonomik të turizmit duhet të shërbejë si motiv shtesë për investime të reja në infrastrukturën turistike, promovimin ndërkombëtar të Kosovës, zhvillimin e produkteve turistike dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve.
“Andaj, Unioni i Turizmit të Kosovës i bën thirrje Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, si dhe të gjitha institucioneve relevante në nivel qendror dhe lokal, që të rrisin angazhimin dhe mbështetjen për promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të industrisë së turizmit, duke e trajtuar atë si një sektor strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit”. /Koha.net/