“UFC-White House” | Dy duele për titull dhe shumë kampionë bote në eventin e Shtëpisë së Bardhë

Këtë fundjavë, artet marciale mikse do të përjetojnë një event të madh, atë të UFC-White House, që do të zhvillohet pikërisht në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Një event që përkon me 250-vjetorin e pavarësisë së Amerikës, ndaj dhe ky event njihet ndryshe edhe me “UFC-Freedom 250”.

Në këtë event do të zhvillohen dy duele për titullin kampion bote e në kafaz do të ngjiten disa nga ikonat e këtij sporti, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti Donald Trump (eventi zhvillohet në ditëlindjen e tij).

Sfida kryesore është ajo e peshës së lehtë mes kampionit të dyfishtë të botës Ilia Topuria (17 fitore, 0 humbje) dhe veteranit Justin Gaethje (27 fitore, 5 humbje). Gaethje mban titullin e përkohshëm të kësaj peshe.

Një tjetër duel për titull është ai i peshës së rëndë (mbi 93kg), mes kampionit në fuqi, brazilianit Alex Pereira (13 fitore, 3 humbje) dhe francezit Ciryl Gane (ish-kampioni i përkohshëm ka 13 fitore, 2 humbje e 1 duel pa rezultat).

Në kafaz do të ngjitet edhe ish-kampioni i botës në peshën bantamweight, amerikani Sean O’Malley (duelon ndaj Aiemann Zahabi), legjenda e peshës së rëndë Derrick Lewis dhe ai i peshës së lehtë Michael Chandler.

UFC-White House (14 qershor)

  • Ilia Topuria – Justin Gaethje
  • Alex Pereira – Ciryl Gane
  • Sean O’Malley – Aiemann Zahabi
  • Josh Hokit – Derrick Lewis
  • Mauricio Ruffy – Michael Chandler
  • Bo Nickal – Kyle Daukaus
  • Diego Lopes – Steve Garcia

/Telesport.al/

Read Previous

Trump: Irani ka vonuar shumë për të negociuar, tani do t’i duhet të paguajë çmimin

Read Next

BE-ja planifikon rishikim të madh të rregulloreve për industrinë e mbrojtjes