Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në shtatë komunat më të mëdha të vendit në zgjedhjet paralamentare të 7 qershorit sipas rezultateve preleminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.
VV ka dalë e para në Prishtinë me 48.90 për qind të votave, duke lënë pas LDK-në me 24.44 për qind.
PDK renditet e treta me 19.05 për qind, kurse AAK e katërta me 5.13 për qind.

Edhe në Prizren, VV është parti e parë me 44.07 për qind të votave. E dyta renditet PDK me 22.12 për qind, e treta LDK me 12.51 për qind dhe AAK e katërta me 3.05 për qind të votave.

Edhe në Pejë, VV ka dalë e para me 42.73 për qind të votave, duke lënë pas LDK me 25.82 për qind, AAK renditet e treta me 15.17 për qind dhe e katërta PDK me 8.82 për qind.

Edhe në Gjakovë, VV është e para me 48.72 për qind të votave, duke lënë pas AAK me 27.49 për qind. E treta renditet LDK me 12.38 për qind dhe e katërta PDK me 6.97 për qind.

VV edhe në Gjilan ka dalë e para me 54.18 për qind të votave, duke lënë pas LDK-në me 22.04 për qind. E treta renditet PDK me 14.91 për qind dhe e katërta AAK me 3.22 për qind.

VV kryeson bindshëm edhe në Mitrovicë me 60.53 për qind të votave, duke lënë pas PDK-në me 26.02 për qind. E treta renditet LDK me 9.14 për qind dhe AAK me 1.78 për qind.

Bindhsëm parti e parë VV ka dalë edhe në Ferizaj, ku kryeson me 53.81 për qind të votave, duke lënë pas PDK-në me e 24.76 për qind. LDK renditet e treta me 14.82 për qind dhe AAK e katërta me 2.64 për qind.

/Reporteri.net/.