KQZ: Fillon sot numërimi i votave në QKN

Pas numërimit të 99.40% të votave të rregullta nga zgjedhjet parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të fillojë sot numërimin e votave të ardhura nga diaspora, votave me kusht si dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor do të bëhen publike vetëm pasi të përfundojë numërimi i të gjitha llojeve të votave.

Sipas tij, sot nis procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.

Në pjesën më të madhe të komunave, ky proces do të fillojë në orën 16:00, ndërsa në komunat me numër më të vogël votuesish do të nisë nga ora 09:00.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Mbi 99% e vendvotimeve të procesuara, kështu renditen partitë në shtatë komunat më të mëdha

Read Next

KQZ: Sot nis numërimi i votave të diasporës, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta