Kurti u bën thirrje qytetarëve ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës
3.05 për qind e votuesve me të drejtë vote kanë votuar deri më tani.
Nga 2,444 vendvotimet e procesuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi në përditësimin e fundit se kanë votuar gjithsej 59,768.
Komunat me pjesëmarrjen më të madhe në votime deri më tani janë ato në veri të Kosovës, ndërsa komuna me pjesëmarrjen më të ulët deri më tani është ajo e Dragashit.
Procesi i votimit po vazhdon në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa KQZ pritet të publikojë gjatë ditës të dhëna të përditësuara për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje./Reporteri.net/
