Përditësohen të dhënat në platformën e KQZ: 2.67% pjesëmarrja e votuesve deri në ora 09:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun e platformës elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave nga platforma e KQZ-së, deri në ora 09:00 në nivel vendi kanë votuar 2.67% të qytetarëve me të drejtë vote.

Nga 1 milionë e 959 mijë e 962 qytetarë me të drejtë vote, deri tash kanë votuar 52 mijë e 254 qytetarë. /IndeksOnline/

Read Previous

DnV: Procesi i votimit nisi pa problem, gati 40 mijë emra më pak në listën e votuesve

Read Next

Afër 60 mijë qytetarë kanë votuar deri më tani, këto janë komunat me pjesëmarrjen më të lartë