Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me të lënduar, ndërsa 43 aksidente me dëme materiale dhe asnjë aksident me fatalitet.

Si pasojë e aksioneve policore janë arrestuar 18 persona gjatë 24 orëve të fundit. Policia ka dërguar 5 persona në mbajtje, ndërsa 1 u dërgua në vuajtje të dënimit. /RTKLive

Read Previous

KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme

Read Next

KQZ: Deri në orën 9 votuan 11.24% e votuesve në diasporë