OKB: Lufta në Iran po i shtyn gjashtë milionë të tjerë drejt urisë akute
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në këtë konferencë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se në orën 06:00, sipas kohës lokale në Kosovë, procesi i votimit ka filluar në ambasadën dhe konsullatën e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Stamboll, ndërkaq, në orën 07:00, gjithashtu sipas kohës lokale në Kosovë, votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike që ndodhen në Europë.
Gjithashtu, u njoftua se votimi në dy përfaqësitë diplomatike në ShBA (Washington – ambasadë dhe New York – konsullatë) dhe në dy të tjera në Kanada (Otavë – ambasadë dhe Toronto – konsullatë), do të fillojë në orën 07:00 sipas kohës lokale në këto shtete, përkatësisht në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.
Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit nga 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar dhe po zhvillohet votimi, deri në orën 09:00, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 11.24% % apo 1,117 votues.
Përfaqësitë diplomatike, në të cilat ka filluar dhe po zhvillohet procesi i votimit, janë:
1. GJERMANI:
- Berlin – ambasadë;
- Frankfurt – konsullatë;
- Hamburg – konsullatë;
- Mynih – konsullatë;
- Shtutgart – konsullatë; dhe
- Dyseldorf – konsullatë.
2. ZVICËR
- Bernë – ambasadë;
- Gjenevë – konsullatë; dhe
- Cyrih – konsullatë.
3. MBRETËRIA E BASHKUAR
- Londër – ambasadë.
4. FRANCË
- Paris – ambasadë; dhe
- Strasburg – konsullatë.
5. BELGJIKË
- Bruksel – ambasadë.
6. NORVEGJI
- Oslo – ambasadë.
7. AUSTRI
- Vjenë – ambasadë.
8. SUEDI
- Stokholm – ambasadë.
9. SLLOVENI
- Lubjanë – ambasadë.
10. DANIMARKË
- Kopenhagë – konsullatë.
11. ITALI
- Romë – ambasadë; dhe
- Milano – konsullatë.
12. TURQI
- Ankara – ambasadë; dhe
- Stamboll – konsullatë.
13. KROACI
- Zagreb – ambasadë.
14. HOLANDË
- Hagë – ambasadë.
15. REPUBLIKA ÇEKE
- Pragë – ambasadë.
16. HUNGARI
- Budapest – ambasadë.
Ndërkaq, procesi i votimit, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, do të fillojë në këto shtete:
17. SHBA
- Washington – ambasadë; dhe
- New York – konsullatë.
18. KANADË
- Otavë – ambasadë; dhe
- Toronto – konsullatë.
Në përgjithësi, votimi do të zhvillohet në 47 vendvotime që u përkasin 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme.
Numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 27,724 votues.
Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor 2026, pasi në listën votuese e cila është dërguar në përfaqësi dipomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026).
Verifikimi i statusit mund të bëhet në çdo kohë përmes platformës elektronike: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter/AbroadVoterStatuses
Konferenca e dytë e KQZ-së do të mbahet në orën 14:00. /RTKlive