NATO thërret mbledhje emergjente pas sulmit me dron në Rumani

NATO ka thirrur një mbledhje emergjente pas një incidenti ku një dron goditi një pallat banimi në Rumani, ka bërë të ditur presidenti finlandez Alexander Stubb.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se “sjellja e pamatur e Rusisë përbën rrezik për të gjithë ne”, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë në rajon.

Ndërkohë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, ka theksuar mbështetjen e plotë për Rumaninë, duke u shprehur se SHBA do të mbrojë çdo centimetër të territorit të Aleancës.

Ngjarja ka rritur tensionet brenda NATO-s, ndërsa pritet që në ditët në vijim të merren vendime të rëndësishme lidhur me situatën e sigurisë në rajon.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Pse Evropa po ngrohet me shpejtësi dyfish më të lartë se mesatarja globale?

Read Next

Votimi me postë, Ambasada në Paris del me sqarim: Zarfet nuk duhet të dërgohen në adresë të ambasadës