Program i pasur filmash këtë fundjavë në Kino “Hyrije Hana”

Kino “Hyrije Hana” ka përgatitur një program shumë të pasur për periudhën 29 maj – 1 qershor, që përfshin filma familjarë, komedi dhe aventurë.

Publiku do të ketë mundësinë të shijojë disa nga filmat më të kërkuar të muajit si “The Devil Wears Prada 2” dhe “Michael”.

Orari i filmave (29 maj – 1 qershor)

E premte, 29 maj

  • 18:00 – The Devil Wears Prada 2
  • 20:00 – Michael

E shtunë, 30 maj

  • 13:00 – The Mandalorian And Grogu
  • 16:00 – The Super Mario Galaxy Movie
  • 18:00 – The Sheep Detectives
  • 20:00 – The Devil Wears Prada 2

E diel, 31 maj

  • 13:00 – Zootopia 2
  • 16:00 – Sneaks
  • 18:00 – Loja e Fundit
  • 20:00 – Michael

E hënë, 1 qershor

  • 18:00 – The Super Mario Galaxy Movie
  • 20:00 – Tom & Jerry: Forbidden Compass

Detajet e filmave kryesorë

Michael

  • Shfaqje: e premte ora 20:00 | e diel ora 20:00
  • Zhanri: Dramë / Biografik / Muzikor
  • Përmbajtja: Filmi i shumëpritur që rrëfen jetën e ikonës së muzikës Michael Jackson, me performanca të fuqishme dhe kolonë zanore origjinale.
  • Pse ta shikoni? Një homazh emocionues për një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

The Devil Wears Prada 2

  • Shfaqje: e premte ora 18:00 | e shtunë ora 20:00
  • Zhanri: Komedi / Dramë
  • Përmbajtja: Vazhdimi i shumëpritur i filmit ikonik rikthen publikun në botën luksoze dhe sfiduese të modës. Me intriga, rivalitete dhe situata plot humor, filmi ndjek personazhet e njohura teksa përballen me ndryshimet në industrinë e modës dhe sfidat e reja profesionale.
  • Pse ta shikoni? Një kombinim i elegancës, humorit dhe dramës që sjell atmosferën karakteristike të filmit origjinal, me personazhe të dashur dhe momente argëtuese për adhuruesit e modës dhe komedive moderne.

1 Qershori në Kino “Hyrije Hana”

Për festën e 1 Qershorit, Kino “Hyrije Hana” ka menduar surprizat më të bukura për fëmijët.

Dhurata falas nga @frostea_ dhe @liriprizren.
Të gjithë filmat vetëm 2 euro.

The Super Mario Galaxy Movie | ora 18:00
Tom & Jerry | ora 20:00


Read Previous

Kreditë bankare afrojnë 7 miliardë euro – qytetarët gjithnjë e më të zhytur në borxhe

Read Next

Policia intensifikon aktivitetet vetëdijësuese për sigurinë në trafik