Bëhet përditësimi i çmimeve të derivateve për sot, lirohet nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend.

Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.55, duke rënë për tre centë në krahasim me dje.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim prej 1.49 euro për litër, ndërsa gasi do të kushtojë 0.74 euro për litër.

Këto çmime vlejnë për ditën e sotme dhe janë përcaktuar nga autoritetet kompetente në kuadër të monitorimit të tregut të derivateve./reporteri

Read Previous

FOUR PAWS: Deponitë e mbeturinave po ushqejnë rritjen e qenve endacakë në Kosovë

Read Next

SHBA-ja e Irani “shumë afër” marrëveshjes, sipas Vancet