Kampioni i Kosovës në hendboll, në konkurrencë të femrave në mes Samadrexhës dhe Shqiponjës do të vendoset sonte mbrëma.
Pas katër ndeshjeve rezultati është 2:2, tashmë skuadra që shënon fitore, shpallet kampione. Kjo e bënë ndeshjen e sotme edhe më interesante, ku pritet po ashtu ndeshje e fortë dhe dramatike.
Shqiponja e nisi furishëm serinë finale duke e fituar ndeshjen e parë dhe të dytë. Por Samadrexha reagoi duke fituar ndeshjen e tretë dhe të katërt, duke dërguar serinë finale në ndeshjen vendimtare.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, me fillim nga ora 20:00, ku të dy skuadrat janë të përkushtuara për ta fituar titullin e kampionit. /KosovaPress/