Vrasja e rëndë në Mitrovicë, prokuroria jep detaje, arrestohet i dyshuari

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar opinionin publik lidhur me një rast të vrasjes së rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e 27 majit 2026, në Lagjen e Romëve në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, si pasojë e plagëve të marra në fyt nga një armë e ftohtë – thikë, një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën, ndërsa është plagosur edhe vëllai i tij.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit kujdestar për Krime të Rënda është dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar. /RTKlive

Read Previous

Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme

Read Next

Rolando Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit