Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC) ka reguar pas
vendimit të një gjykate amerikane, që ka urdhëruar sfidën e tretë mes tij dhe
Deontay Wilder. “Kjo situatë me Wilder është kthyer në një barcaletë”, tha Fury, duke
deklaruar se është gati të përballet me rivalin amerikan.
“Më ka kërkuar 20 milionë dollarë për ta lënë të qetë. Me sa duket jam i detyruar të
dueloj ndaj tij sërish”, tha Fury, që nuk e tremb kjo përballje e tretë. “Nuk ka rëndësi
për mua se kush është përpara, do t’ia shtyp sërish kokën dhe këtë herë nuk do të
nxjerrë asnjë justikim”, u shpreh Tyson Fury.
Fury dhe Wilder kanë dueluar edhe dy herë të tjera më herët. Sfida e parë u mbyll
në barazim, ndërsa në të dytin Fury toi me “KO teknik”, duke i rrëmbyer amerikanit
titullin kampion bote. Fury dhe Joshua, kampioni tjetër i botës në peshën e rëndë,
kishin rënë dakord për të dueluar më 14 gusht, por tashmë kjo sdë do të
anullohet./Telesport/