GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Gjakovë – Klinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një kamionetë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Rastin për mediumin tonë e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, Zyrtare për Informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
“Më datë 26 maj 2026, rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor,ndërsa rreth orës 18:30 jemi njoftuar që njëri prej të lënduarve mashkull i moshës madhore 47 vjeç si pasojë e lendimit nga ky aksident ka ndërruar jetë.
Njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit.”- thuhet në njoftimin e DRP-Gjakovë.