“Nuk është figurë unifikuese”, Hoti del kundër Sejdiut për president
Thumbimi nga insektet (grerëzat, bletët, rriqrat) shkakton reaksione alergjike, të cilat e sensibilizojnë organizmin e njeriut.
Pickimi nga insektet është një dukuri e shpeshtë që, zakonisht, ndodh gjatë muajve të verës. Fatmirësisht, rastet e tilla janë mjaft të rralla dhe nuk paraqesin probleme të rënda mjekësore.
Manifestimet klinike
Mushkonjat, rriqrat, bleta, grerëzat, merimangat, mund të jenë të dhimbshme dhe të papërshtatshme për personin e thumbuar dhe rëndom paraqesin ndjenjë të pakëndshme kalimtare.
Simptomat në vendin e pickimit:
• Skuqje
• Ënjtje
• Dhimbje
• Kruajtje
Pengesat e paraqitura mund të zgjasin disa orë deri në disa ditë. Gjithashtu mund të tërhiqen vetvetiu. Gjithashtu thumbimet e shumta të insekteve mund të sjellin edhe deri te reaksionet serioze sidomos te personat e ndjeshëm në veçanti të personat të cilët janë të predisponuar për reaksione alergjike. Personat alergjik mund të reagojnë me vrull dhe kështu mund të vjen deri te shoku anafilaktik dhe rrezik për njeriun.
Insektet mund t’i ndajmë në helmuese dhe johelmuese. Insektet që nuk janë helmuese ushqehen me gjakun e shtazëve dhe njerëzve dhe thumbojnë që të ushqehen, derisa ato helmuese pickojnë ose gërvishtin me qëllim që të mbrohen dhe atëherë e lëshojnë helmin i cili mund të shkaktojë dhimbje të forta.
Moment nga thumbimi i bletës
Me rastin e pickimit të insekteve johelmuese, vjen deri të sekrecioni i salives me materie të cilat pengojnë koagulimin e gjakut.
Vjen deri te reaksioni i organizmit ndaj asaj materie dhe lajmërohet edemë lokale, skuqje, ënjtje e lehtë dhe kruajtje e pakëndshme që mund të zgjatë disa orë deri disa ditë.
Mund të jenë bartës të ndonjë sëmundje./Telegrafi
