Jo rrallë herë janë ndërmarrë aksione për pastrimin e stacionit transfer të mbeturinave në lagjën “Ali Ibra” në qytetin e Gjakovës. Dikur ky vend ishte i stërmbushur me mbeturina nga më të ndryshmet. Ndërsa tani pamja këtu ka ndryshuar sepse është bërë pastrimi i kësaj pjese. E sot kryetari i komunës së Gjakovës ka vizituar stacionin transfer për të parë se si ka shkuar procesi i pastrimit me ç’rast bëri të ditur edhe projektin i cili do të realizohet për të shndërruar këtë pjesë në një vend ekologjik.
Kryetari Gjini tha se largimi i mbeturinave nga stacioni transfer deri tek Landovica kanë një kosto të lartë.
Kompania e mbeturinave e kontraktuar nga kuvendi komunal vetëm në muajin e kaluar ka ka larguar rreth 10 mijë tonë mbeturina dhe një gjë e tillë do të vazhdojë edhe tutje deri në pastrimin e tërërishëm të kësaj pjese.Dihet se trajtimi dhe zgjidhja e këtij problemi për dekada e ka përcjellë këtë qytet. Por komuna e Gjakovës së bashku me të gjitha njësitet relevante përfshirë edhe organizatat joqeveritare që fokus kanë pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit janë të inkorporuara në këtë proces që njëherë e mire të bëhet zgjidhja e kësaj situate.Nga këtu u kërkua që të tregohet kujdes I shtuar për natyrën dhe të bëhet reciklimi I mbeturinave.