Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës janë raportuar raste të dhunës në familje, një përleshje fizike me të lënduar si dhe dy raste të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike, ku disa nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë / 05.05.2026 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes mashkull kosovar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rahovec / 05.05.2026 – 13:50. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale në mes dy të dyshuarve meshkuj kosovarë ka ardhur deri tek përleshja fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar njëri prej te dyshuarve dërgohet në mbajtje.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
· Malishevë / 05.05.2026 – 18:35. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 3-gramë substanca të dyshuara narkotike. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
· Gjakovë 05.05.2026 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit njësitet policore tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë 0.32 gramë dhe marihuanë 2.47 gramë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.