Regjistrimet e reja të makinave në Evropë shënojnë rritjen më të madhe që nga tetori 2023
Ende nuk ka nisur seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, ani pse kanë kaluar pesëdhjetë minuta nga ora 10:00 ku ishte e paraparë të fillojë.
Në sallën plenare nuk janë të pranishëm deputetët nga mazhoranca e as nga opozita.
KosovaPress ka mësuar se në hapësirat e Kuvendit janë të pranishme të gjitha grupet parlamentare duke mbajtur mbledhje.
LVV-ja dje ka propozuar dy kandidate për president, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Kjo e para në votimin e djeshëm mori 64 vota, mirëpo pas kësaj kryeparlamentarja ndërpreu seancën për ta vazhduar sot. /KosovaPress/