Kurti: Po bëjmë përpjekje për zgjedhjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para nisjes së seancës së Kuvendit ka deklaruar se po vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit.

Kurti ka theksuar gjithashtu se deputetët e opozitës duhet të marrin pjesë në seancë, duke e cilësuar këtë si obligim kushtetues.

“Po bëjmë përpjekje dhe po shohim nëse deputetët e opozitës do të vijnë, pasi ata e kanë detyrim kushtetues të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë”, është shprehur Kurti.

Kurti nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse do ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente. /RTKlive

Read Previous

Rizvanolli: KEK dhe KESCO arrijnë marrëveshje, nuk pritet rritje e tarifave

Read Next

Ende nuk ka nisur seanca për presidentin, partitë në mbledhje urgjente