Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se goditi me veturë zyrtarin policor

Një person është arrestuar dje me 24.04.2026 në fshatin Vranidoll të Prishtinës, pasi që duke mos iu bindur urdhërave, dyshohet se me veturë ka goditur në këmbë një zyrtar policor.

Sipas Policisë së Kosovës, nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Kallxo.com

Read Previous

Ish-kryeministri izraelit: Rrëzimi i regjimit në Iran mund të zgjasë me dekada

Read Next

“Mes miqësisë, polemikave dhe nderimit”, letra e Qosjes për 90-vjetorin e Kadares