Sot mbahet protestë në Çakorr për hapjen e pikës kufitare dhe funksionalizimin e rrugës

Banorë dhe aktivistë nga Peja, Plava dhe Gucia, kanë paralajmëruar një protestë paqësore sot (25 prill 2026), me kërkesën kryesore funksionalizimin e rrugës dhe hapjen e pikës kufitare në Çakorr, që do të lidhte më lehtë Kosovën me Malin e Zi.

Tubimi do të mbahet me sloganin “Mjaft me izolim!” dhe do të zhvillohet në zonën Kutllovë– Kuçishtë, në malin e Çakorrit, duke filluar nga ora 12:00.

Organizimi do udhëhiqet nga iniciatorët Muhamet Nikqi, Mehdi Berisha dhe Nedzat Cecunjanin, ndërsa pritet të marrë pjesë një numër i madh qytetarësh, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë nga të dyja anët e kufirit. /Telegrafi/

Read Previous

​SHBA-ja ngrin 344 milionë dollarë kriptomonedha, thuhet se lidhen me Iranin

Read Next

Ndotja e ajrit mbi vlerat normale edhe në pranverë