Çitaku: Eliot Engel e ka mbështetur Kosovën në ditët më të errëta të okupimit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se ish-kongresmeni Eliot Engel e ka mbështetur Kosovën në ditët më të errëta të okupimit.

Ajo tha se Engel mbështeti lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

“Eliot Engel kishte bërë atë që shumë pak njerëz arrijnë ta bëjnë në politikë. Kishte lënë gjurmë në ndërgjegjen e njerëzve. Atëherë e kuptova se misioni im ishte më i lehtë, pasi nuk kisha detyrë vetëm të krijoja miq, por t’i nderoja miqësitë që Eliot Engel kishte krijuar për neve. Kur një popull i vogël dëgjohet pa qenë i pranishëm dhe historia e tij rrëfehet nga të tjerët, atëherë kjo histori ka gjetur një të vërtetë, e ai zë për neve ishte Eliot Engel. Ishte zë që mbështeti Kosovën në ditët më të errëta të okupimit”, tha ajo.

Këto komente deputetja e PDK-së i bëri në seancën përkujtimore të Kuvendit në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel. /KosovaPress/

Read Previous

Kurti: Eliot Engel, zëri i Kosovës në ditët më të vështira

Read Next

Nafta 1.63 € e benzina 1.40 €, publikohen çmimet e derivateve për sot