Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Kosova ka shënuar rritje të deficitit tregtar në muajin mars 2026, ku diferenca mes eksportit dhe importit ka arritur në 563.5 milionë euro, rreth 5.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të enjten, eksportet gjatë marsit kapën vlerën 88.4 milionë euro, ndërsa importet arritën në 651.8 milionë euro. Eksportet kanë shënuar rritje prej 18.2%, ndërsa importet janë rritur për 6.8%. Megjithatë, eksporti vazhdon të mbulojë vetëm 13.6% të importeve.
Në strukturën e eksporteve dominojnë metalet bazë dhe produktet prej tyre me 26.2%, pasuar nga plastika dhe goma (12.4%), ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani (11.1%), si dhe tekstili dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar.
Ndërkohë, importet kryesohen nga produktet minerale (14.5%), makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike (14.3%), ushqimet dhe pijet (10.6%), mjetet e transportit (10.6%) dhe metalet bazë (10%).
Sa i përket tregtisë me Bashkimin Evropian, eksportet drejt vendeve të BE-së arritën në 29.3 milionë euro ose 33.2% e totalit, me rritje prej 12.9%. Partnerët kryesorë eksportues ishin Gjermania, Italia dhe Holanda. Importet nga BE-ja arritën në 284.1 milionë euro (43.6% e totalit), me rritje prej 14.1%, ku dominojnë Gjermania, Italia dhe Polonia.
Tregtia me vendet e CEFTA-s mbetet një komponent i rëndësishëm. Eksportet drejt këtyre vendeve arritën në 40.8 milionë euro (46.2% e totalit), me rritje prej 21.8%, ku partnerët kryesorë janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi. Në anën tjetër, importet nga CEFTA ranë në 78.1 milionë euro (12% e totalit), me një rënie prej 23.1%, ku pjesën më të madhe e zënë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. /Koha.net/