​Tahiri: Rryma është shtrenjtuar vazhdimisht me Kurtin

Qytetarët në Kosovë po paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë sesa në vitet e kaluara, tha shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët, tha se që nga viti 2020 e këndej, çmimi i energjisë elektrike ka pasur rritje të njëpasnjëshme, raporton KosovaPress.

Sipas tij, skandalet në sektorin e energjisë janë bërë sistematike dhe të zakonshme.

“‘Mendoj që është mirë me punu me përgjegjësi, me etikë, e jo me skandale me rezerva shtetërore e të vazhdueshme me energji elektrike. Realiteti është se qytetarët secilin muaj e paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se sa muajt e viteve paraprake. Kjo është keq, është turp. Kjo është mungesë e përgjegjësisë, etikës dhe korrektësisë…. Milionat po fitohen duke dëmtuar drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës. Që nga viti 2020 e këndej, çmimi i energjisë elektrike ka pasur rritje të njëpasnjëshme”, tha ai. /KosovaPress/

Read Previous

​Dënohen me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit Plava

Read Next

​Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon