Syri i një tigri është shpëtuar në atë që besohet se është operacioni i parë në botë i këtij lloji i kryer për një “mace të madhe”.
Ratna 17 vjeçare, jeton në Parkun e Jetës së Egër të Shepreth, afër Kambrixhit, transmeton Klan Kosova.
Stafi vuri re se syri i saj i majtë në të cilin më parë i kishin hequr një katarakt po i përkeqësohej dhe një parregullsi iu diagnostikua nga një veteriner specialist i syve.
Kirurgu David Williams nga Spitali i Shkollës Veterinare të Mbretëreshës në Universitetin e Kembrixhit, tha pas dy muajsh monitorimi të kujdesshëm ishte i kënaqur që Ratna u shërua plotësisht.
Tigri femër kishte operuar kataraktin para se ajo dhe vajza e saj të zhvendoseshin në parkun e botës së egër në fillim të vitit 2019.
Për shkak se ajo kishte nevojë për pika ditore të syve, shëndeti i syrit të saj të majtë po monitorohej prej afër nga stafi.
Steve Philp, një veteriner nga Grupi Ndërkombëtar i Kopshtit Zoologjik, kreu atë që besohet të jetë operacion i parë në botë mbi një mace të madhe. Operacioni i syrit të saj zgjati rreth 30 gjysmë ore, shkruan BBC.
Veterinarët u ndanë jashtëzakonisht të kënaqur pasi që Ratna u shërua plotësisht. /KlanKosova/