GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Gjatë një vizite zyrtare në Maltë, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së arritur më herët ndërmjet dy vendeve, është diskutuar thellimi i bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Maltës.
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve kyçe të kulturës dhe trashëgimisë në Maltë, përfshirë Ministrinë e Kulturës, Agjencinë e Kulturës, Heritage Malta dhe Komitetin Kombëtar për Trashëgiminë Botërore të UNESCO.
Gjatë takimeve është diskutuar për zhvillimin e sektorit të kulturës, si dhe për mënyrat e menaxhimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, me qëllim të nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies së komuniteteve.
Sipas njoftimit, kjo vizitë konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e praktikave të mira mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave kulturore./KultPlus.com