Muzeu i Fotografisë “Marubi” hap dyert falas për Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ofron hyrje falas për publikun, duke ftuar vizitorët të eksplorojnë disa prej ekspozitave më të rëndësishme të tij.

Gjatë kësaj dite të veçantë, vizitorët kanë mundësinë të përjetojnë tre përvoja unike: ekspozitën “Zofia Rydet: Regjistri Sociologjik”, ekspozitën “Rrok Zojzi: Ekspedita Etnografike”, si dhe koleksionin e përhershëm të Dinastisë Marubi, një trashëgimi e vyer e historisë së fotografisë shqiptare.

Kjo nismë synon të afrojë publikun me trashëgiminë kulturore dhe historike, duke e bërë fotografinë një mjet reflektimi mbi identitetin, kujtesën dhe shoqërinë. Atsh/KultPlus.com

Read Previous

SHBA përdor robotë detarë për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

Read Next

Thellohet bashkëpunimi kulturor ndërmjet Kosovës dhe Maltës