Osmani takon këshilltarin e Trumpit: E falënderova për mbështetjen e ShBA ndaj Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me Këshilltarin Special të Presidentit amerikan, Massad Boulos.

Pas takimit, Osmani thotë se ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për, siç është shprehur ajo, mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës nga administrata e Donald Trump, përfshirë edhe ftesën që Kosova të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes.

“Shpreha gjithashtu shpresën time që kjo mbështetje për popullin e Kosovës do të vazhdojë, ndërsa punojmë së bashku për të avancuar paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do të vazhdojë të jetë vendi më pro-amerikan në botë”, shkroi Osmani./reporteri

Read Previous

Sveçla: Aksion i madh në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar, 150 mijë euro të sekuestruara

Read Next

Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar, dy anije kthehen mbrapsht