GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Është liruar për dy centë çmimi i naftës në Kosovë krahasuar me një ditë më herët.
Sot (e diele) çmimi i naftës është 1.72 euro për litër, i benzinës 1.41 euro për litër, ndërkaq i gazi 0.88 euro për litër.
Të shtunën çmim i naftës ishte 1.74 euro për litër, i benzinës 1.42 euro për litër, ndërkaq i gazit i njëjtë sa sot.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
Pasi u arrit armëpushimi javën e shkuar, çmimet në bursë ranë, por në Kosovë lëvizën shumë pak.
Tani negociatat që nisen mes Iranit dhe SHBA-së kanë dështuar pasi palët nuk kanë arritur të dakordohen për një marrëveshje./koha.net