Kryeministri Kurti deklaron se i ka vetëm 16 euro e 41 centë në bankë

Nga deklarimi i pasurisë së shefit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, vërehet se atij i është rritur qiraja e banesës për 100 euro, teksa i kanë rënë kursimet.

Kryeministri ka deklaruar se paguan 350 euro qira mujore për banesën ku jeton. Në vitin e kaluar, ai paguante 250 euro. Sa i përket parave të gatshme në llogarinë rrjedhëse, Kurti posedon 16 euro e 41 centë në një bankë në Kosovë. Vitin e kaluar, ai kishte deklaruar si kursime 1,800 euro.

Sipas dokumentit të dorëzuar më 31.03.2026, kreu i ekzekutivit vazhdon të mbajë një profil modest financiar në emër të tij, ndërkohë që pasuria kryesore familjare mbetet në pronësi të bashkëshortes.

Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka përmendur banesën e bashkëshortes, në vlerë 530 mijë euro, me sipërfaqe 67.00 m². Kjo pronë, e blerë në vitin 2018, është e regjistruar në emër të bashkëshortes së tij dhe është financuar përmes një kredie bankare.

Sa i përket borxheve, familja Kurti ka obligime të konsiderueshme financiare.

Bashkëshortja e tij ka një kredi në një bankë në Norvegji me vlerë fillestare prej 270 mijë euro nga e cila kanë mbetur pa u paguar edhe 160 mijë euro. Kredia pritet të përfundojë në vitin 2052.

Kurti ka dekaluar se nga buxheti i shtetit një pagë neto vjetore prej 21,315.76 euro. Ai ka sqaruar se nuk pranon asnjë të hyrë tjetër, duke përfshirë edhe pagesat nga subjekti politik Lëvizja VETËVENDOSJE, të cilat janë ndërprerë që nga marrja e detyrës si kryeministër.

Në anën tjetër, të hyrat e bashkëshortes së tij nga punëdhënësi norvegjez “NUPI” janë dukshëm më të larta, duke arritur vlerën prej 51 mijë euro në vit.

Sa i përket parave të gatshme në llogari rrjedhëse, bshkëshortja e tij mban në një bankë në Oslo të Norvegjisë dy llogari me gjithsej 21,500.00 euro, prej të cilave 2,000 euro janë kursime të vajzës së tyre dhe 50 euro të tjera janë kursime të vajzës.

Kryeministri ka deklaruar se nuk posedon automjet, aksione në shoqëri tregtare apo kriptovaluta.

Formularin e deklarimit të pasurisë së Kurtit e gjeni në këtë link: Albin Kurti (1) /Kallxo.com

Read Previous

Milani ka një ofertë për të nënshkruar me Lukakun

Read Next

Projektligji për Byronë, Gërvalla: Qytetari i zakonshëm nuk është objekt i këtij ligji