​Rama takim zyrtar sot në Romë me Melonin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim zyrtar në Romë me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në ambientet e Pallatit Chigi.

Takimi i cili është bërë publik në faqen e Kryeministrisë së Italisë është planifikuar të mbahet në orën 15:00 dhe pritet të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Itali.

Ky takim mes dy kryeministrave, vjen pas samitit të parë ndërqeveritare Itali-Shqipëri që u mbajt në Romë në nëntor të vitit 2025 ku u nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi.

Dokumentet e firmosura mbulojnë sektorë kyç si mbrojtja dhe siguria ku spikasin furnizimi me pajisje, teknologji dhe ndërtimi i infrastrukturës detare për anijet në Shqipëri.

Po ashtu, u dakordësua zgjerimi i bashkëpunimit për projektin e interkonektorit nënujor për energjinë e renovueshme, raporton ATSH.

Takimi pati dakordësi edhe mbi menaxhimin e flukseve emigratore, në shëndetësi dhe arsim. /ATSH/

Read Previous

Infantino: Irani do të luajë me siguri në Kupën e Botës

Read Next

Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?