Plagë që të djegin shpirtin

15 maji shënon Ditën Botërore të Familjes, ditë kjo që përcjellë lumturi dhe harmoni ndërmjet familjarëve, por e njejta gjë nuk mund të thuhet dhe për disa familje nga Gjakova. Familje këto të cilave kjo datë u sjellë në kujtesë, momentet më të tmerrshme e të frikshme. https://www.syri-vision.tv/

Në majin e vitit 1999, konkretisht në datat 7 dhe 10 maj, shumë familje nga qyteti ynë përjetuan tmerrin e luftës, duke humbur më të dashurit e tyre. Gjatë këtyre ditëve u egzekutuan rreth tetëdhjetë familjarë të pafajshëm Dhimbjet ju shkaktuan, persona të pandergjegjshëm të cilët shkëputën nga duart e nënanve shumë djem e vëllezër. Shumë gra mbeten kryefamiljare si rezultat i humbjeve të shumta.

E sot edhe pas kaq shumë vitesh të vetmet kujtime kanë fotografitë e tyre duke u përpjekur që dhimbjen ta kthejnë në forcë.https://www.syri-vision.tv/
Sa të forta janë këto nëna, sa vështirë e kanë të sjellin në kujtesën e tyre sicilin moment të atyre ditëve të tmerrshme.. Historia thotë se gratë gjithmonë kanë qenë heroina, e të tilla janë edhe gratë nga Gjakova.

Kush përjeton një luftë, atij i ndryshon përgjithmonë jeta.
Si këto familje fatkeqësisht ka shumë në Kosovën tonë të pasluftës. Akoma vazhdojnë pritjet e tyre plot dhimbje e lot, edhe për personat tjerë që llogariten si të zhdukur edhe sot pas kaq vitesh.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Përkujtohen dëshmorët e fshatit Shqiponjë të Gjakovës

Read Next

Arli Shehu, senzacioni i radhës i futbollit