Wall Street Journal: Raundi i dytë i bisedimeve SHBA-Iran mund të zhvillohet në ditët në vijim

Pavarësisht deklaratave të forta si nga Irani ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara, kanalet diplomatike mbeten të hapura, raporton The Wall Street Journal (WSJ).

Vendet në rajon po përpiqen t’i rikthejnë Washingtonin dhe Teheranin në tryezën e negociatave për të përmbajtur tensionet dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, një gazetar nga Arab News, duke cituar burime diplomatike, tha se po bëhen përgatitje për fazën tjetër të kontakteve.

Ai shtoi se bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të rifillojnë në ditët në vijim me lehtësimin e Pakistanit, qoftë në Islamabad ose në një vend evropian. /Albanianpost.com

Read Previous

Macron kërkon zgjidhje diplomatike për Lindjen e Mesme

Read Next

Mbyllet sezoni i rregullt në NBA