Mbyllet sezoni i rregullt në NBA

Është mbyllur sot sezoni i rregullt në NBA, me nga gjashtë ekipe që kanë siguruar kualifikimin direkt në fazën çerekfinale të play-off në secilën Konferencë, ndërsa skuadrat e tjera do të garojnë në “play-in” për dy vendet e fundit.

Në Konferencën e Lindjes, në krye u rendit skuadra e Detroit, ndërsa në Perëndim vendin e parë e zuri Oklahoma, kampione në fuqi, që e mbylli sezonin me rekordin më të mirë prej 64 fitoresh dhe 18 humbjesh.

Ndeshjet e “play-in” do të zhvillohen nga 14 deri më 17 prill, ndërsa faza çerekfinale e play-off-it nis më 18 prill. /Telesport.al/

Read Previous

Wall Street Journal: Raundi i dytë i bisedimeve SHBA-Iran mund të zhvillohet në ditët në vijim

Read Next

Lufta në Lindjen e Mesme, fatura e BE-së për karburantet rritet për 22 miliardë euro më shumë