Kryeministrja italiane bëhet liderja e parë e BE-së që viziton Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka mbërritur pasditën e djeshme në Xheddah dhe do të qëndrojë dy ditët e ardhshme duke u takuar me liderët rajonalë në Lindjen e Mesme, raporton skynews.

Meloni gjithashtu do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin.

Burime të qeverisë italiane kanë theksuar se kjo është vizita e parë e një lideri perëndimor në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës.

Agjencia e lajmeve Reuters shton se një nga qëllimet e vizitës është forcimi i sigurisë energjetike të Italisë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Bundesliga publikon 5 momentet më të mira të Fisnik Asllanit