GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë Financial Times se SHBA mund të tentojë të marrë nën kontroll ishullin Kharg, një ishull i vogël në brigjet e Iranit.
SHBA e ka në fokus këtë ishull sepse aty ndodhet një terminal i madh i naftës – arteria ekonomike e Iranit.
Marrja e tij do të bllokonte jo vetëm eksportet e naftës së Iranit, por gjithashtu do të mund të shërbente si platformë nga e cila mund të kryhen sulme ndaj territorit të brendshëm.
Sipas analistit të sigurisë Mikey Kay nga BBC Security Brief, marrja e ishullit do t’i hiqte një burim kryesor të të ardhurave Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), duke ndikuar në aftësinë e saj për të zhvilluar luftë dhe operacione sigurie.
Çdo operacion amerikan për të marrë ishullin do të ishte relativisht i vogël në përmasa, por i vështirë, tha për BBC Aaron Maclean, udhëheqës i podcast-it “School of War” dhe analist i sigurisë kombëtare në CBS. /KosovaPress/