Pentagoni po përgatitet për javë të tëra operacionesh tokësore në Iran, ka shkruar të shtunën Washington Post, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Planet mund të përfshijnë bastisje nga Operacionet Speciale dhe trupat konvencionale të këmbësorisë, ka raportuar Washington Post.
Nëse presidenti amerikan, Donald Trump do të miratojë ndonjë nga këto plane mbetet e pasigurt, sipas WP-së.
Administrata Trump ka vendosur marinsat Amerikane në Lindjen e Mesme ndërsa lufta në Iran shtrihet në javën e saj të pestë, dhe gjithashtu ka planifikuar të dërgojë mijëra ushtarë nga Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë Amerikane në rajon./koha.net