VW në bisedime me Izraelin për prodhimin e komponentëve të mbrojtjes ajrore, raporton FT

Volkswagen është në bisedime me “Rafael Advanced Defence Systems” të Izraelit për një marrëveshje që do të shndrronte prodhimin në fabrikën në Osnabrueck, nga veturat në mbrojtjen nga raketat, ka raportuar Financial Times, duke cituar njerëz të njohur me planin.

Kompanitë synojnë ta shndërrojnë fabrikën gjermane për të prodhuar komponentë për sistemin e mbrojtjes ajrore “Iron Dome” të grupit shtetëror izraelit, thuhet në raport.

Volkswagen ka thënë se vazhdon të eksplorojë zgjidhje për fabrikën, duke shtuar se ndërsa ishte në diskutime me pjesëmarrësit e tregut, por ka përjashtuar prodhimin e armëve.

Ministria e mbrojtjes e Gjermanisë nuk ka pranuar të komentonte.

Volkswagen dëshiron ta shesë ose rikonfigurojë vendin, i cili punëson rreth 2,300 persona, pas përfundimit të prodhimit të T-Roc Cabriolet në vitin 2027, si pjesë e një riorganizimi më të gjerë.

Bisedimet me Rheinmetall rreth një shitjeje kanë ngecur në fund të vitit të kaluar, por drejtori ekzekutiv i Volkswagen, Oliver Blume, ka thënë në fillim të këtij muaji se kompania mbeti në bisedime me kompanitë e mbrojtjes mbi një zgjidhjeje për Osnabrueck./koha.net

Read Previous

Hungaria do ta ndalë furnizimin e Ukrainës me gaz natyror

Read Next

Bogujevci priti përfaqësues të arkivave në kuadër të 75-vjetorit të Arkivit të Kosovës