GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, priti sot përfaqësues të arkivave nga vende të ndryshme të rajonit, të cilët vizitojnë Kosovën për të shënuar 75-vjetorin e themelimit të Arkivi i Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua puna e bërë deri tani në fushën e arkivave, planet për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit dhe bashkëpunimi rajonal në ruajtjen, promovimin dhe digjitalizimin e trashëgimisë dokumentare. Përfaqësuesit e institucioneve ndanë përvojat e tyre dhe nënvizuan rëndësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira, transmeton KultPlus.
Ministrja dhe të ftuarit shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, avancimin e standardeve dhe rritjen e kapaciteteve profesionale. Pjesëmarrësit uruan për përvjetorin e rëndësishëm, duke e konsideruar një moment reflektimi dhe nxitjeje për zhvillime të reja në arkivistikë./KultPlus.com