Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Lulzim Hetemin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
“Kryeministri Kurti e uroi z.Hetemi për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e prgjegjësive të reja.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 23 prillit 2023, z. Hetemi u zgjodh kryetar i komunës së Leposaviqit, detyrë në të cilën shërbeu deri në fund të mandatit’, njoftoi Zyra e Kryeministrit. /KosovaPress/