Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka uruar 7 Marsin,  Ditën e Mësuesit, duke e cilësuar këtë datë si festë të shpirtit të kombit që mbijetoi falë gjuhës shqipe.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se shkolla shqipe ka qenë akt qëndrese, duke u zhvilluar edhe në kushte të vështira, ndërsa mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan në përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën për liri.

Ajo ka vlerësuar rolin e mësuesve në edukimin e brezave dhe në forcimin e themeleve të shtetit, duke uruar të gjithë mësuesit me rastin e 7 Marsit. /RTKlive

Read Previous

Hapen linja të reja fluturimi për pasagjerët për në dhe nga Lindja e Mesme

Read Next

Ministri Çeku: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin e shoqërisë