Abdixhiku: Të gatshëm për zgjedhje kurdo që presidentja e vlerëson

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit konsultativ me Presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, ka thënë se për ta është e pranueshme cilado datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Patëm diskutime zyrtare për datën e zgjedhjeve. Kurdo që Presidentja e vlerëson, në afatin kushtetues të rregullt brenda parashikimeve kushtetuese”, tha Abdixhiku.

Në takimin e sotëm konsultativ të presidentes Osmani me partitë politike nuk morën pjesë VV-ja.

Ata kanë paralajmëruar dërgimin në Kushtetuese të dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit. /Reporteri.net/

Read Previous

Hamza: Presidentja ka vepruar në përputhje me Kushtetutën

Read Next

UEFA gjobit Real Madridin me 15 mijë euro pas përshëndetjes naziste nga një tifoz