Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Në një konferencë për media, Osmani tha se është paraqitur para qytetarëve pasi, sipas saj, përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Ajo shtoi se, në përputhje me kompetencat kushtetuese, ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

“Prandaj sot, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”, ka theksuar presidentja. /RTKlive

Read Previous

Epopeja e UÇK-së: Krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Prekaz

Read Next

Kjo është kërkesa e VV-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me presidentin