Epopeja e UÇK-së: Krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Prekaz

Sot përkujtohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, e njohur si Dita e Dëshmorëve.

Në këtë kuadër, krerët e shtetit dhe përfaqësues institucionalë do të nderojnë me homazhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ceremonia do të fillojë në orën 10:00, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, organizatave të ish-luftëtarëve dhe qytetarëve të shumtë.

Gjithashtu, përkujtime dhe homazhe do të kryhen edhe nga përfaqësuesit komunalë në komplekset memoriale të dëshmorëve në të gjitha komunat e Kosovës./sinjali

Read Previous

Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së

Read Next

Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon në zgjedhje