Fundjavë me premiera dhe lojë shpërblyese në Kino “Hyrije Hana”

Kino “Hyrije Hana” e nis muajin mars me një program të pasur filmash, duke sjellë për publikun një fundjavë plot aventurë, emocione dhe histori të veçanta kinematografike. Nga 6 deri më 8 mars, vijnë dy premiera të reja: “Hoppers”, animacioni i ri i studios Pixar, dhe “The Bride”, një reinterpretim modern dhe gotik i klasikes së njohur, me një kast të njohur aktorësh.


Orari i filmave (6 – 8 mars)

E premte, 6 mars

  • 18:00 – Hoppers (Premierë)
  • 20:00 – The Bride (Premierë)

E shtunë, 7 mars

  • 13:00 – Zootopia 2
  • 16:00 – Scream 7
  • 18:00 – Solo Mio
  • 20:00 – Loja e Fundit

E diel, 8 mars

  • 13:00 – Hoppers
  • 16:00 – Loja e Fundit
  • 18:00 – Wuthering Heights
  • 20:30 – Loja e Fundit

Hoppers

Premierë: e premte, ora 18:00 & e diel, ora 13:00
Regjia: Daniel Chong (Pixar Animation Studios)
Zhanri: Animacion / Komedi / Sci-fi / Familjar
Kohëzgjatja: rreth 105 minuta
Mosha e rekomanduar: për të gjitha moshat

Përmbajtja: Një vajzë 19-vjeçare, e apasionuar pas kafshëve, përdor një teknologji të veçantë që transferon ndërgjegjen e saj në një kastor robotik. Përmes kësaj aventure të pazakontë, ajo zbulon mistere të botës së kafshëve dhe përjeton situata plot humor dhe surpriza.

Pse ta shikoni? Animacioni i ri i Pixar-it është vlerësuar shumë nga kritikët dhe konsiderohet një nga projektet më të suksesshme të studios në vitet e fundit. Një film ideal për fëmijë dhe familje.


The Bride

Premierë: e premte, ora 20:00
Regjia dhe skenari: Maggie Gyllenhaal
Kast: Jessie Buckley, Christian Bale, Jake Gyllenhaal, Penélope Cruz, Peter Sarsgaard, Annette Bening
Zhanri: Dramë / Horror / Romancë gotike
Kohëzgjatja: rreth 126 minuta
Mosha e rekomanduar: +16

Përmbajtja: Ngjarja zhvillohet në vitet 1930 në Chicago, ku një shkencëtar ringjall një grua të vrarë për ta bërë shoqëruese për monstrin e Frankenstein-it. Ajo që nis si një eksperiment i errët, shndërrohet në një histori të ndërlikuar pasioni, frike dhe rebelimi.

Pse ta shikoni? Një interpretim modern dhe i guximshëm i historisë klasike Bride of Frankenstein, me performanca të fuqishme dhe një stil vizual të veçantë gotik.


Giveaway për 7 dhe 8 Mars në Kino “Hyrije Hana”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kino “Hyrije Hana” organizon një lojë shpërblyese speciale më 7 dhe 8 mars, duke festuar fuqinë, elegancën dhe bukurinë e çdo gruaje.

Në lojën shpërblyese përfshihen vetëm shikuesit që blejnë bileta për këta filma:

7 Mars | E shtunë

  • “Solo Mio” – ora 18:00
  • “Loja e Fundit” – ora 20:00

8 Mars | E diel

  • “Loja e Fundit” – ora 16:00 dhe 20:30
  • “Wuthering Heights” – ora 18:00

Blej biletën dhe bëhu pjesë e lojës shpërblyese.

Shpërblimet përfshijnë:

💖 1x Parfum – @centermall1
💆‍♀️ 2x Seanca fizioterapie – @physiotherapy_agonbytyqi
🍽 1x Darkë për çift – @dame.fshat
💐 1x Buqetë me lule – @lulishteachillea
💄 1x Set kozmetike – @hoffmanstores
🏋️‍♀️ 1 Muaj abonim falas – @fitnesscentergjakove
💅 1x Manikyr – @donika.matoshi
📚 1x Libër – @libraritomorri

Read Previous

Kjo është kërkesa e VV-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me presidentin

Read Next

​Ministri Gashani merr vendin të rëndësishem për infrastrukturën sportive