Abdixhiku: Kandidati për president bëhet me konsensus

  • “S’kemi pasur refuzim asnjëherë. Por nuk është prezent një emër i tillë.”

Refuzim kategorik të kohëve të mëparme nuk ka pasur më Lidhja Demokratike e Kosovës ndaj Vjosa Osmanit e cila synon një mandat të dytë. Kryetari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, u pyet disa herë nga gazetarët se a kanë votë, nënshkrime, apo qëndrim të krijimit të kuorumit për Osmanin. Abdixhiku nuk e mohoi. Por, tha se një emër i tillë “nuk është prezent” si kandidaturë; dhe se për çështje të nënshkrimeve për Osmanin, “askush s’ka ardhur me 15 nënshkrime që t’i kërkojë edhe 15 të LDK-së.”

  • “Në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit. Nuk është kërkuar vota për Vjosa Osmanin, prandaj s’mund të flas”, tha ai.

Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, njoftoi se ende nuk ka konkludim për çështje të Presidentit të Kosovës, i cili duhet të zgjidhet më së largu deri më 5 mars.

Abdixhiku tha se nuk preferon atë çka ka kërkuar Kurti që të ketë kandidime partiake dhe që zgjedhja e Presidentit të Kosvës të bëhet me garë në parlament. “Këtu duhet konsensus”, tha Abdixhiku dhe shtoi se nuk ka pasur ndonjë marrëveshje politike.

“Për garë LDK nuk beson se ka zgjidhje, është procedurë e parapërcaktuar për të dëshuar. Nëse ashtu, shkohet në zgjedhje. Konsensusi bën president. Presidenti s’duhet të jetë vazhdimësi e qeverisë, por kundërbalancë. Nuk ka emër, tash presim 2-3 ditë e ardhshme për të kuptuar vendimin e Kryeministrit Kurti,” tha ai.

Pyetur se a kanë votë për Vjosa Osmanin si kandidaturë e mundshme, Abdixhiku nuk e mohoi.

“Nuk kemi qëndrim për emra të përvetshëm, nuk kemi thënë që kemi apo s’kemi votë për Vjosa Osmanin. Kandidati për president bëhet me konsensus. Unë do të prisja që ne partitë të folim për emra por skishte emra, as vullnet për konsensus. Nënshkrime LDK smund të ketë për askënd sepse i ka vetëm 15, duhen 30.

Neve nuk na ka ardhur askush me 15 që të na kërkojë 15 të tjera. Neve nuk na është propozuar asnjë emër, për t’i kërkuar votat tona. Në këtë fazë. Nuk më është kërkuar për asnjë moment. Ne kemi komunikime të rregullta institucionale (me Vjosa Osmani), nuk kemi pasur refuzim asnjëherë, por nuk është prezent një emër i tillë”, tha ai. /Nacionale/

Read Previous

Rriten çmimet e naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Read Next

Tregu në Dardani, shitësit thonë se çmimet janë të arsyeshme, blerësit thonë ndryshe